English

Kapet me automatik dhe 333 fishekë, arrestohet 18-vjeçari

Tiranë, 8 shkurt, NOA – Përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, efektivët e komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, bënë të mundur kapjen e më pas arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit Eduart Ferhati, banues në kryeqytet.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja dhe arrestimi i tij u krye sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik e kalibrit 7.62 mm, 2 krehra automatiku, m-56, 330 copë fishekë model 56 si dhe 3 copë fishekë model 54.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim i kaluan prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes pa leje dhe armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE