English

Konferenca statusore e Haradinaj mbahet në 23 shkurt

E martë, 8 shkurt 2011, NOA- Do të jetë pikërisht data 23 shkurt, dita kur do të mbahet konferenca statusore ndaj Ramush Haradinaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata e Hagës nëpërmjet një njoftimi të ditës së djeshme

Ndërsa konferenca e parë u mbajt më 26 tetor të vitit të kaluar, gjykimi nuk dihet ende se kur do të fillojë.

Në të njëjtën datë do të mbahen edhe seancat edhe për dy të akuzuarit e tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

a.y/NOA

KOMENTE