Tiranë, 8 shkurt, NOA Update – Ato që ndodhën në 21 Janar, treguan se ky vend ka shtet, ka rend, ka siguri dhe ka institucione që nuk shemben nga dhuna.
Kështu e vijoi dëshminë e saj për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, para komisionit hetimor parlamentar.
“Ata që për vite kishin respektuar çdo protestë, atë ditë u bënë mur për të mbrojtur një qeveri legjitime të vendosur me votën e lirë dhe një shtet që bazohet tek e drejta kushtetuese”, shtoi Topalli.
Duke cituar më pas, se përgjegjësi kryesor për viktimat ka vetëm një emër: Edi Rama. “I nxori dhe i pagoi për të rrëzuar një qeveri legjitime”, tha ajo lidhur me këtë fakt.
“21 Janari ishte një ditë e keqe, ishte një dhunë e paralajmëruar, e komanduar dhe financuar. Kam parë mercenarë të paguar që sulmonin Këshillin e Ministrave. Kam parë antishqiptarë, që përdhosnin flamurin shqiptar. 21 Janari ishte një ditë e tmerrshme turpi. Kam parë atë ditë kryeministrin në detyrën dhe zyrën e tij, edhe pse i rrethuar dhe qëlluar me bomba molotov. Kam parë sulmin dhe dështimin e flakvënësit të Shqipërisë me emrin Skënder Gjinushi. Në 21 Janar kam parë të dështojë kryetarin e PS, Edi Rama, njeriun që hartoi skenarin për dhunimin e institucioneve kushtetuese. Rama dështoi me synimin e tij për t’u bërë kryeministër” ... (vijon)
n.e/NOA