English

Kthehet në atdhe kontingjenti paqeruajtës “Eagle 1”

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë në ambientet e Kryeministrisë nisi ceremonia me rastin e pritjes së forcave komando që vijnë nga Afganistani, pasi kanë kryer atje misionin paqeruajtës të radhës.

Kontigjenti Paqeruajtës, “Eagle 1”, kreu për 6 muaj, misionin e tij në Kandahar të Afganistanit, në kuadër të operacionit ISAF.

Pjesë e këtij kontingjenti janë 44 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionist, efektivë të Batalionit Special të Forcave Tokësore, të cilët shërbyen në këtë mision në operacione luftimi, përkrah forcave speciale amerikane që veprojnë në Afganistan.

Ky misioni e nisi detyrën e tij në muajin korrik të vitit 2010, dhe kreu një nga misionet më të vështira e më të rrezikshme në 8 vitet që Forcat tona të Armatosura janë pjesë e misioneve paqeruajtëse në botë.

a.y.NOA

KOMENTE