Lezhë, 8 shkurt 2011, NOA – Me akuzën për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave uniformat blu të qarkut të Lezhës kanë arrestuar 23 vjeçarin Arian Shtjefni, i shpallur më parë në kërkim. Blutë e Lezhës kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Lezhës pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Shtjefnin 15.09.2009 me tre muaj burg dhe një gjobë prej 400.000 lekësh të rinj.
23-vjeçari Arian Shtjefni është dërguar për të kryer ndëshkimin e tij për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
mit/NOA