English

Meta: Ekspertiza e videos, tregoi manipulimet

Tiranë, 8 shkurt, NOA – Ekspertiza e videos mes ish-zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit Dritan Prifti, tregoi se në fakt me të ishin bërë manipulime dhe montime.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë Meta, gjatë një konference të posaçme për shtyp, pas dëshmisë në prokurori për video-regjistrimin në fjalë.

Sipas tij, u vërtetua se videoja kishte manipulime zëri dhe se për shkak të prerjeve të filmimeve, nuk del as konteksti i bisedës.

“Ekspertiza tregoi atë që kisha deklaruar që në fillim për videon, se me të ishin bërë manipulime dhe se ajo u përdor në formë shantazhi”, deklaroi ndër të tjera Meta.

Duke shtuar se procesi i hetimit, me hapin e breshkës e duke e ftuar prokurorinë të hetojë për montimin e videos.

n.e/NOA

KOMENTE