Milano, 8 Shkurt NOA - Kriza që ka përfshirë sulmuesin brazilian të Milanit Alexandre Pato, si me aktivizimet ashtu dhe në marrëdhënie me lojtarët e tjerë (mbi të gjithë më Zlatan Ibrahimovic), është duke vënë në dyshim të ardhmen e tij. Me sa duket drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë më Paton si një lojtar të palëvizshëm nga ekipi dhe me shumë mundësi e ardhmja e tij mund të jetë larg Milanit.
Menjëherë duke parë këtë situatë të krijuar dy klube të mëdha si Chelsea apo dhe Barcelona, kanë shfaqur interesin e tyre në drejtim të Patos.
r.b/NOA