Itali, 8 Shkurt NOA - Si pasojë e Ditës Botërore kundër kancerit, janë paraqitur të dhëna tepër alarmante dhe ketë pa një parandalim të duhur, ku në mes të 2005 dhe 2015, kanceri mund të shkaktojë vdekjen e rreth 84 milionë njerëzve dhe me sa duket personat që do të preken nga tumori do të pësojnë një rritje me 80% deri në 2030, sidomos në vendet e ulëta dhe me të ardhura mesatare. Unanim, në këtë rast, është mesazhi që dërgojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Bashkimi Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit (UIÇ):Një mënyrë jetese e shëndetshme është e vetmja gjë që mund të ndikojë në zvogëlimin e rrezikshmërisë së vdekjes nga kanceri.
r.b/NOA