English

Një parfum për Katy Perry

Meksiko, 8 Shkurt NOA - Një veshje e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sidomos në pjesën e sipërme të trupit të saj. Në paraqitjen e saj të fundit, Katy Perry ka prezantuar parfumin e saj të ri “Purr” në Mexico City, ku këngëtarja e re është prezantuar me një veshje tepër sensuale.

Bukuroshja 26-vjeçare është fotografuar nga paparacët e shumtë, duke mbajtur në duar shishen e parfumit të saj. Ajo që është për tut theksuar është se shumica e të pranishmëve ishin më shumë të përqendruar tek fiziku i këngëtares sesa tek ajo çka ajo po prezantonte.

r.b/NOA

KOMENTE