Durrës, 8 shkurt, NOA – Rastet e kallëzimit në polici të bashkëshortëve që dhunojnë gratë e tyre, duket se është bërë një dukuri e zakonshme kohët e fundit në policinë e Durrësit.
Porse një rast mjaft i rrallë duket të jetë ai i fundit për denoncimin e dhunës së ushtruar, nga një vjehërr ndaj nuses së saj.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për padinë e kryer në polici nga një 30-vjeçare, banuese ne Durres, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike vjehrra e saj, 55-vjeçarja me inicialet J.V., banuese në Durrës.
Menjëherë forcat e policisë kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit të
Mbrojtjes ndaj nuses së re, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.
n.e/NOA