English

Operacioni “Tale 2”, burg për 49-vjeçarin, trafikoi një greke për prostitucion

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA – Oficerët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë kurorëzuar me sukses operacionin policor të koduar “Tale 2”, që shënoi prangosjen e e dy personave të akuzuar për trafikimin e femrave për prostitucion. Blutë e Tiranës bënë me dije se në lidhje me këtë operacion u ekzekutua për llogari të prokurorisë së krimeve të Rënda arrestimi i 49-vjeçarit nga Mirdita Lek Zef Picaku dhe 32-vjeçarit Kujtim Viktor Frroku, banues në Tale të Lezhës.

Lek Picakut i rëndon akuza e trafikimit të femrave të kryer në bashkëpunim, akuzë për të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndaj tij në 29 janar 2011 masën e sigurisë arrest me burg.

49-vjeçari Picaku akuzohet se përgjatë vitit 2010 ka trafikuar për qëllime prostitucioni, nga Greqia për në drejtim të Shqipërisë një shtetase me kombësi dhe shtetësi greke.

mit/NOA

KOMENTE