English

OST: Ndërhyrjet në rrjet, nesër në Tiranë ndërprerje energjie

Tiranë, 8 shkurt, NOA – Operatori i Sistemit të Transmetimit, përmes një njoftimi, ka paralajmëruar banorët e qytetit të Tiranës së ditën e nesërme, me datë 9 shkurt 2011,

do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Konkretisht, siç bën me dije njoftimi, këto ndërprerje do të kryhen pasi do të realizohen një ndërhyrje në nënstacionin e Tiranës, të linjës 220 kV.

“Për pasojë, në zonat Kinostudio, Lana Bregas dhe 5 Maji, te Medreseja, do të ketë kufizime të pjesshme të energjisë elektrike, nga ora 09.00 -12.00”, saktëson njoftimi i OST-së.

n.e/NOA

KOMENTE