English

Parashikimi i motit për 9 Shkurt 2011

Tiranë, 8 shkurt, NOA – Moti i qendrueshem do te na shoqeroje edhe gjate dites se neserme ku kthjellimet do te jene dominuese ne te gjithe vendin, me te dukshme ne zonat bregdetare, Lezhe, Durres, Vlore, Sarande, Himare ndersa me vranesira te here pas hershme do te jene qytete ne zonat malore te Shqiperise si Dibra, Peshkopia, Bulqiza, Burreli, Librazhdi, si edhe Pogradeci, Korca, Erseka dhe Bilishti.

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulta NDESA e gjithe zona malore e shqiperise do te mbetet me kthjellime dhe vranesira te cilat do te jene prezentet gjate gjithe pasdites. Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie si ne vlerat e mengjesit edhe ne ato te mesdites, kjo renie do te jete ne te gjithe vendin. Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim verilindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te karekterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare por rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga masa ajrore te thata e te ftohta ku moti i kthjellet dhe i ftohte do te jete dominues ne keto zona. Ndryshe paraqitet situata ne ishujt Britanike ku dominues do te jete moti i paqendrueshem me vranesirat reshje shiu dhe debore. Problematik nga moti i keq do te jete edhe gadishulli i Skandinavise sidomos Norvegjia ku reshjet e debores do te jene te konsiderushme, te shoqeruar me stuhi te forta ere. Edhe pjesa veriore e Spanjes do te jete me vranesira reshje shiu dhe debore, gjate dites do te kemi fuqizim te eres sidomos ne zonen bregdetare duke bere qe deti te gjeneroje dallgezim te larte.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt Britanike do te alarmojne per reshje shiu dhe stuhi ere;

Vendet Nordike rrezikojne debore dhe ere te forte;

Spanja do te perjetoje ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE