Tiranë, 8 shkurt, NOA – Ditën e sotme gazetat shqiptare vazhdojnë flasin kryesisht mbi lirimin e dy personazheve të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari e Mihal Delijorgji.
Një tjetër çështje që zë vend kryesor është edhe kalimi i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti zyrtarisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kush i vrau?”, ku thelbi i këtij titulli vihet mbi viktimat e Tragjedisë së Gërdecit të ndodhur tre vite më parë.
Më tej jepen emrat dhe fotografitë e gjithë viktimave që humbën jetën gjatë shpërthimit në depon e çmontimit të armëve në Gërdec.
Kjo e përditshme i ka kushtuar gjithë faqen e parë kësaj ngjarje dhe lirimit të Delijorgjit dhe Pinarit.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Për tabulatetet: Komapanitë celulare refuzojnë kuvendin”, titull në të cilin flitet për komisionin hetimor parlamentar të ngritur për ngjarjet e 21 janarit dhe mos dhënien e tablateve telefonik të disa politikanëve si Presidenti Bamir Topi, Kryeprokurorja Ina Rama, Kreu i opozitës Edi Rama, etj.
Më tej sqarohet se, kompanitë celulare kanë refuzuar të japin këtë informacion pasi sipas tyre mund t’ia japin vetëm prokurorisë në rast hetimi.
Një titull tjetër i kësaj gazete është edhe : “Deliorgji e Pinari lënë qelitë e burgut 313”, ku edhe kjo e përditshme e ka në fokusin e vet lirimin e dy personazheve të cilët prej afro tre vjetësh qëndruan në qelitë e paraburgimit dhe ditën e djeshme u liruan në arrest shtëpie, për tejkalim të afatit të masës së dhënë.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Gërdeci: Kush e vrau Erisonin?”, ku citohet sërish vendimi për lirimin e dy personazheve të tragjedisë së Gërdecit.
Ndërsa vijohet më tej me, detajimin se “Tre vjet pas masakrës drejtësia i liron të gjithë”.
Në vijim kjo gazetë jep një intervistë të nënës së Erisonit, njërit prej viktimave që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Shqipëria të sillet si vend i NATO-s”, titull i cili jep një intervistë të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate Rasmussen, i cili dënon dhunën e 21 janarit.
Një titull tjetër është edhe “21 janari, Opozita në varrimin e Aleks Nikës”, ku jepen detajet mbi funeralin e viktimës së katër të demonstratës së 21 janarit të zhvilluar nga Opozita e Bashkuar.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Rama shpërblen Priftin, e fut në Partinë Socialiste”, ku detajohet kalimi i Dritan Prifti drejt Partisë Socialiste pas publikimit të video-skandalit Meta-Prifti për afera korruptive.
Një vëmendje kryesore edhe te kjo e përditshme i kushtohet sërish lirimit të të pandehurve të Gërdecit me titullin: “Lirohen të pandehurit e Gërdecit”.
Kjo e përditshme ka vijuar më tej me “Kryeministri: Presim hetimet e prokurorisë, pas ardhjes së prokurorit të SHBA-ve”, ku sqarohet deklarata e kreut të ekzekutivit Shqiptar lidhur me ngjarjet e demonstratës së 21 janarit, e cila u shoqërua me 4 viktima.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 8 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.