Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Në vijim të hetimeve të ngjarjeve të demonstratës së 21 janarit, është thirrur në Prokurorinë e Tiranës, Pjerin Ndreu.
Burime zyrtare nga Prokuroria bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se Ndreu është thirrur nga organi i akuzës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e personit i cili ka dijeni për ngjarjen.
Ndreu është kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.
Tom Doshi i partisë Socialiste dhe Nard Ndoka i Demokristianëve dëshmuan pak ditë më parë.
Mësohet se ky është vetëm fillimi i punës së Prokurorisë, pasi në vijim priten të tjerë eksponentë në radhët e politikës që do të japin dëshminë e tyre për zbardhjen e demonstratës që shënoi katër viktima.
a.y/NOA