Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Në një reagim të zëdhënëses së Polisisë së Tiranës, Alma Katragjini u bë e ditur se, është bërë ndalimi i personit që dhunoi me çadër 18 vjeçaren, ditën e demonstratës.
Robert Përlekaj mësohet se është identiteti i autorit, i cili sipas të dhënave të policisë është me vendbanim në Kamëz të Tiranës.
Përlekaj pritet të gjykohet për veprën e plagosjes me dashje.
Ky arrestim vjen në vijim të disa të tjerëve që kanë në thelb zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme të demonstratës dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
a.y/NOA