English

Policia fsheh plagosje me pasojë vrasje në mes të Bllokut

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Tiranë, 8 Shkurt 2011 NOA – Jeta e një gruaje intelektuale e njohur në rrethin mediatik shqiptar, është shuar tragjikisht në mes të rrugës, në hyrje të ish-Bllokut të Tiranës.

Shpresa Bregu, 54 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me banim në zonën e ish-Bllokut pranë pallateve “Agimi”, me detyrë organizatore e programeve në televizionin Vizion Plus, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së Dielës, pasi u masakrua në grabitje të dyshuar, te enjten, tre ditë para se të humbte luftën me vdekjen.

Dje në mesditë (e Hënë), e ndjera u përcoll në banesën e fundit në një funeral varrimi ku lotët me dënesë nuk kishin të ndalur. Një varrim ku stafi i Vizion Plus, disa televizioneve të tjera dhe shumë të tjerë, shoqëroi kortezhin.

Gjithçka ndodhi të enjten, në urën e rikonstruktuar që ndodhet në hyrje të ish-Bllokut, te bulevardi "Bajram Curri".

Gruaja 54-vjeçare Shpresa Bregu, ishte duke ecur kur një motor tip papaq, e ka goditur duke e plagosur rëndë. Burime jozyrtare thanë se gruaja është tërhequr zvarrë me motor, në përpjekje për t'i marrë çantën.

Tërheqja zvarrë ka qenë fatale për Shpresa Bregun sepse ajo ka marrë plagë serioze.

Pak më vonë, Shpresa Bregu u dërgua në spital. Por gjendja e saj ishte kritike dhe të dielën në darkë, ajo ndërroi jetë.

***

Lidhur me këtë ngjarje policia nuk doli me një informacion zyrtar duke mos u prononcuar mbi tragjedinë, kurse një zyrtar policor aludoi për aksident.

Megjithatë burime të Policisë së Tiranës i thanë agjencisë NOA, se plagosja që precipitoi në vrasje ishte përpjekje për grabitje.

NOA

KOMENTE