English

Prifti thirret të dëshmojë në Prokurorinë e Përgjithshme

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA- Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti është thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme për të dhënë dëshminë e tij për video-përgjimin.

Kjo është e katërta herë që Prifti shkon për të dëshmuar pas tre herëve të tjera në Prokurorinë e Tiranës.

Dëshmia e Priftit vjen si pasojë e video-përgjimit, Meta-Prifti, lidhur me aferat korruptive.

Prifti thirret për të dëshmuar dhe sqaruar situatën si një persona që djeni për rastin dhe si përgjegjësi i filmimit të videos së transmetuar në televizion rreth 1 muaj më parë.

a.y/NOA

KOMENTE