English

Prokuroria: 16 vjet burg për Romeo Lekën, pengmarrësin e 19 marsit

Tiranë, 8 shkurt 2011, NOA – Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryeqytetit ka dhënë sot pretencën për dënimin me 16 vjet burg dhe 2.1 milion lekë për 26 vjeçarin Romeo Leka, i cili në 19 mars të vitit të 2010 shokoi qendrën e e Tiranës, pas pengmarrjes në mes të ditës të një vajze, mu praën godinës së presidencës, një akt i kryer pas tentativës së dështuar për vjedhjen e një filiali banke në kryeqytet. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi Romeo Lekën si autor i katër episodeve kriminale të grabitjes të kryera në datat 18-19 mars.

Ndërkaq duke iu referuar informacioneve të Policisë së Shtetit, 26-vjeçari Romeo Leka kishte patur precedentë penal edhe në Amerikë, ku ai kishte jetuar prej vitesh si emigrant.

Romeo Lekës i rëndojnë akuzat e grabitjes me armë, armëbajtjes pa leje, pengmarrjes dhe heqjes së lirisë së personit.

Askush nuk mund ta harrojë momentin e vështirë kur në mesditën e 19 marsit të vitit të shkuar pas dështimit të vjedhjes së bankës praën mjediseve të hotel “Rogner”, 26-vjeçari Romeo Leka ndërsa po ndiqej nga policia, për t’I shpëtuar kapjes mori peng një vajzë të re kalimtare, dhe duke i vënë pistoletën në kokë praën stacionit të autobusit që ndodhet pranë Librit Universitar, e kapi për krahu duke kërcënuar se në rast kundërshtimi do ta vriste.

Ka qenë kjo pamja shokuese që bëri që të ndërhynin forcat e Reneas që mundësuan kapjen e Romeo Lekës.

mit/NOA

KOMENTE