Prishtinë, 8 shkurt, NOA - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dorëhequr nga posti i deputetit që mbante aktualisht.
Siç bëhet me dije për mediat kosovare, ai e ka ndërmarrë një masë të tillë, për shkak të detyrimeve që ka ndaj gjykatës së Hagës.
Postin e deputetit, Haradinaj e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërsa pritet që postin e deputetit pas tij ta marrë Bali Muharremaj, pasuesi në listën e AAK-së.
Ndërkaq, është njoftuar se do të jetë pikërisht data 23 shkurt, dita kur do të mbahet konferenca statusore ndaj Ramush Haradinaj.
Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata e Hagës nëpërmjet një njoftimi të ditës së djeshme
Ndërsa konferenca e parë u mbajt më 26 tetor të vitit të kaluar, gjykimi nuk dihet ende se kur do të fillojë.
n.e/NOA