English

Seksi, studimi: Të kënaqur në shtrat, vetëm 1 në 3 të rinj

Romë, 8 shkurt, NOA - Interneti dhe alkooli duket se janë armiqtë e parë të jetës së çiftit. Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit i publikuar në Milano, në prag të ditës së Shën Valentinit, nga drejtuesit e fushatës “Zgjidh Ti” për ndërgjegjësimin e të rinjve mbi përdorimin e kontraceptivëve.

Studimi tregon sesi koha e kaluar në rrjetet sociale të internetit, 'vjedh' fantazinë në hapësirën e çarçafëve, ndërsa duke pirë stimujt seksualë pakësohen dhe kemi vetëm përkeqësim të performancës erotike në shtrat nga të dy partnerët.

Studimi tregon sesi ka një rënie të vërtetë të dëshirës seksuale mashkullore, ku vetëm 1 nga 3 të rinj në ditët e sotme është vërtet i kënaqur në shtrat me jetën e tij seksuale.

Zgjidhja? Një mënyrë jetese e shëndetshme, e ekuilibruar dhe një kontraceptiv i vetëdijshëm për të parandaluar sëmundjet dhe shtatzënitë e padëshirueshme që nxisin ankth, në vend të dëshirës. Dhe pastaj, natyrisht, të ndarë nga kompjuteri për të shijuar partnerin tuaj pak më tepër.

n.e/NOA

KOMENTE