English

Shkon në 97 numri i të prekurve nga virusi AH1N1

E martë, 8 shkurt 2011, NOA- Ka shkuar në 97 numri i të prekurve në vendin tonë nga virusi i njohur si gripi i derrit, AH1N1.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se krahasuar me dy ditë me parë janë rritur edhe 10 persona të prekur.

Po të njëjtat burime flasin për një rritje edhe më të madhe të numrit të të prekurve gjatë muajit shkurt, ku sipas ISHP-së thuhet se do të njihet si muaji i pikut për këtë virus.

Por prej afro një muaji në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik shkojnë çdo ditë me qindra mostra që u nënshtrohen ekzaminimeve.

Por fatmirësisht po të njëjtat burime sqarojnë se gjendja e të prekurve nuk është kritike për jetën, pasi janë vënë nën kujdesin e mjekëve në mënyrë që të bëhet një shërim i shpejtë i këtyre rasteve.

a.y/NOA

KOMENTE