English

Sulmohet me thikë, humb jetën 26 vjeçari

Pogradec, 8 shkurt 2011, NOA- Një i ri nga qyteti i Pogradecit ka mbetur i vdekur pas një sulmi me thikë ndaj tij.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, nga Pogradeci konfirmon se viktima quhet Sulo Oparaku, me origjinë nga fshati Selcë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një bilardo për motive të dobëta, pas një grindjeje të ndodhur mes autorit dhe viktimës.

Burime policore konfirmojnë gjithashtu se, autori i krimit quhet Mentor Xhyra dhe menjëherë pas identifikimit nga ana e uniformave blu, Xhyra ka rënë në prangat e policisë.

Ndërkaq policia nisi menjëherë hetimet për sqarimin e ngjarjes, ku më pas autori i veprës së vrasjes, pritet të përballet me drejtësinë.

a.y/NOA

KOMENTE