English

Topalli: 21 Janari, s’qe rrufe në qiell të hapur

Tiranë, 8 shkurt, NOA – Në datën 21 Janar, të gjithë shqiptarët panë sesi u dhunuan institucionet dhe ajo që ndodhi, nuk erdhi si një rrufe në qiellin e pastër.

Kështu e ka nisur dëshminë e saj për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, para komisionit parlamentar të ngritur për hetimin e tyre.

Sipas saj, në themelet e këtij shteti qëndron e drejta kushtetuese dhe “ata që gjuanin me molotov, nuk kishin ndërmend të çonin lule në Kryeministri, por ishin përgatitur për ta goditur shtetin”.

“Ata kishin përgatitur edhe megafonin me të cilin Rama do t’u drejtohej bazhibozukëve pasi kishte menduar të ulej në karrigen e kryeministrit”, tha ajo.

Duke përmendur më pas deklaratat pararendëse të 21 Janarit nga Gjinushi, Rama dhe Ruçi, ajo akuzoi para deputetëve të komisionit hetimor parlamentar se gjithçka atë ditë ishte e paramenduar mirë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE