Tiranë, 8 shkurt, NOA Update – Bojkoti i institucioneve pas 28 qershorit 2009, ishte vetëm hapi i parë i dhunës së paralajmëruar të Edi Ramës, për të marrë pushtetin me çdo kusht, pasi nuk e mori dot atë me votë.
Ky ka qenë pohimi i radhës që kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, lëshoi sot para komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit.
Duke renditur një nga një të gjitha fazat e aksioneve opozitare të ndërmarra nga kryesocialisti Edi Rama, ajo tha se ato kishin vetëm një qëllim: Endrrën e Ramës për t’u bërë kryeministër! Endërr që sipas Topallit, nuk u realizua kurrë.
“Shqiptarët e lanë vetëm, as me bojkot dhe as me protesta. Ata e kuptuan se ai donte të sfidonte Kushtetutën”, shtoi më pas kryetarja e Kuvendit ... (vijon)
n.e/NOA