Tiranë, 8 shkurt, NOA – Vjedhja e çantave të grave në rrugë, duket se ishte bërë një
Marifet i mirë për dy minorenë, derisa janë zbuluar dhe vënë në pranga nga forcat e policisë së komisariatit nr.1 në Tiranë.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 15-vjeçarin me inicialet D.L. dhe 16-vjeçarin me inicialet Sh.K.; që të dy banues në Babrru, në Tiranë,
Nga policia, ata rezultonin si të dyshuar për kryerjen e një sërë vjedhjesh në Tiranë, kryesisht me tendencën e vjedhjeve të çantave të disa grave.
Kështu, pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë një vajze 20-vjeçare varësen e floririt dhe çantën e saj të dorës.
Po ashtu, në bulevardin “Zogu i Parë”, mësohet se në afërsi të Stacionit të Trenit, i kanë vjedhur një burri çantën, ku në brendësi të saj me një sasi parash.
Aktualisht, strukturat e parandalimit dhe të hetimit të krimit po punojnë për të zbardhur dhe dokumentuar të tjera vjedhje të kryera nga minorenët e mësipërm.
n.e/NOA