English

Arrestohet hajduti 18 vjeçar, grabiti lek dhe euro

Laç, 9 shkurt 2011, NOA- Mbrëmjen e djeshme ka rënë në prangat e policisë një 18 vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje një shumë të konsiderueshme parash dhe eurosh.

Alfred Petoku, 18 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Nr.4 të qytetit të Laçit, u ndalua pasi

dyshohet si autor për ngjarjen e ndodhur në lagjen Nr.2 të qytetit te Laçit, në mbrëmjen e dy ditëve më parë.

Burime zyrtare policore konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se Petoku i ka marrë në një çantë që mbante me vete një femre me iniciale L.Q, e cila ndodhej pranë banesës së saj.

Brenda në çantë ndodheshin një shumë prej 200.000 lekë të reja dhe 550 euro.

Alfred Petoku do i nënshtoprhet hetimeve për veprën penale të “Vjedhjes”.

a.y/NOA

KOMENTE