Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Një sasi e konsiderueshme eksplozivi i është vënë makinës së avokatit Genc Gjokutaj.
Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se sasia e eksplozivit të vendosur në makinë fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Menjëherë sapo është sinjalizuar për rastin policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për heqjen e këtij eksplozivi dhe marrjen e masave për gjetjen e autorëve.
Gjokutaj është i njohur si avokat i disa prej çështjeve me karakter politik.
Ai është përfaqësues ligjor i biznesmenëve, Rrahman Selmanllarit dhe biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç
Rahman Selmanllari dhe Damir Fazlliç, janë biznesmen të lakuar nga opozita për lidhje të ngushta me familjarë të kryeministrit.
a.y/NOA