Tiranë, 9 Shkurt 2011 NOA – Vetëm pak ditë pasi Ylli Manjani u largua nga Partia Socialiste dhe u bë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ardhur dhe shpërblimi i koalicionit qeveritar.
Për ta bërë Manjanin zëvendësministër, sot është shkarkuar një tjetër.
Ilirjan Muho është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe po sot në vend të tij, u emërua Ylli Manjani.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë dhe ai erdhi me propozimin e Kryeministrit.
Qeveria nuk u shpreh lidhur me pozicion të ardhshëm të Muhos.
e.r/NOA