Shkodër, 9 shkurt 2011, NOA - Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës ka rënë në pranga një 17-vjeçar me iniciale T.P, për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij u bë pasi, po mbrëmjen e djeshme në vedin e quajtur zalli i lumit Kir, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri automatik, të cilën e mbante pa leje.
Nga ana e uniformave blu, u bë e mundur kapja e autorit së bashku me armën se zjarrit Automatik model 56 dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një tjetër arrestim nga ana e Policisë së Shkodrës u bë po dje, ku u ndalua në flagrancë shtetasi Erjon Shekaj 24 vjeç, banues në fshatin Aliaj, rrethi Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bër për arsye se, 24 vjeçari, ka tentuar të vjedhë Skrap nga vagonat e trenit të linjës Bajzë– Shkodër .
Shekaj do të ndiqet penalisht për veprën penale, “Vjedhje e ngelur në tentativë”.
a.y/NOA