Londër, 9 Shkurt NOA - E kanë nominuar si “fëmija flutur”. Bëhet fjalë për 5-vjeçaren Talia, një angleze e goditur nga një patologji e rrallë dhe e rëndë: lëkura e saj është aq e brishtë dhe mund të dëmtohet nga çdo prekje. Ai madje, nuk mund të përqafojë as prindërit e saj. Talia është 5 vjeç dhe po vuan nga Epidermolysis Bullosa Simpleks. Një sëmundje e rrallë që nuk e lejon atë të jetojë si një fëmijë normal. Vogëlushja nga Swansea, South Wales, është e detyruar që të kalojë pjesën më të madhe të kohës e veshur me dorashka makine apo nga ato të kopshtarisë. E prekur nga kjo sëmundje e dhimbshme dhe e bezdisshme që nga lindja, me rritjen e saj gjendja ka ardhur gjithnjë e duke u përkeqësuar. Ajo nuk mund të ketë kontakt as me tokën apo me objekte të tjera minimale pa pasur veshur doreza. Duhet gjithashtu të jetë shumë e kujdesshme dhe nga gërvishtjet. Prindërit i kanë blerë një palë dorashka për ti veshur në shkollë dhe një veshje të veçantë pikërisht për të, të cilat duhet thënë se ja kanë lehtësuar jetesën në një farë mënyre.
r.b/NOA