English

Fuere: Me bojkot nuk zgjidhen çështjet politike në vend

Shkup, 9 shkurt, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere dërgoi mesazhe të qarta se, bojkoti nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur çështjet politike në vend.

Ai tha se, shteti prej nga vjen ai, Irlanda, ka një përvojë të keqe me bojkotin.

“Kjo fjalë ka prejardhje nga Irlanda për arsye se kohë më pare fshatarët Irlandez kishin vendosur të injorojnë ushtarakun britanik Charles Boycott që po administronte tokat e tyre dhe ky veprim u quajt më vonë bojkot”, deklaroi Fuere, njofton agjencia e lajmeve INA.

Duke folur për lirinë e mediave, Ambasadori Fouere apeloi që të respektohet fjala e lirë, por njëkohësisht bëri thirrje për gazetari profesionale duke ftuar për kujdes të gjithë pjesëmarrësit në process dhe respektim të ligjit.

z. Fouere ka folur edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar që kjo marrëveshje duhet të zbatohet jo vetëm në letër, por duhet të akceptohet sa më pare edhe fryma e Marrëveshjes sepse kjo është rruga e vetme për integrim të Maqedonisë në BE.

Këto komente ai i bëri gjatë debatit interaktivë të organizuar nga Lëvizja Qytetare ZGJOHU!.

Diplomati evropian do të largohet nga Maqedonia në fund te muajit shkurt 2011.

NOA-INA

KOMENTE