Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Pak më parë është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Social Demokrate.
Ai është thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni për ngjarjen e ndodhur në 21 janar.
Gjatë fjalës së tij pas daljes nga Prokuroria ai tha për mediat se do të ndihmoj drejtësinë në zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.
Ai ka shtuar më tej se Padia është ngritur për “Prishje të rendit Kushtetues dhe thirrje dhune”.
Më tej ai ka thënë se opozita do vazhdojë rrugën e protestave.
Ditën e djeshme u thirr edhe Pjerin Ndreu, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, disa ditë më parë Nard Ndoka dhe një sërë eksponentësh të tjerë politik.
Këta personazhe janë thirrur nga organi i akuzës me qëllim zbardhjen e situatës së krijuar gjatë demonstratës së 21 janarit.
Nga kjo demonstratë humbën jetën katër persona dhe u plagosën dhjetëra të tjera, në mes tyre edhe punonjës policie.
a.y/NOA