Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme një pjesë e Kryeqytetit do të jetë pa drita si pasojë e disa punimeve që do të bëhen në nënstacionin e Tiranës, në linjën 220 kv.
Burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se që prej orës 9.00 e deri në 12.00 nuk do të ketë energji në disa prej zonave të Tiranës.
Mësohet se do të jenë zona e 5 majit, Medreseja, Kinostudio, Lana Bregas ato që nuk do të kenë energji elektrike.
Nëpërmjet këtij njoftimi OST kërkon mirëkuptimin e banorëve për këto ndërprerje.
a.y/NOA