Kavajë, 9 shkurt 2011, NOA – Uniformat blu të hetimit të krimit në Kavajë, kanë mundësuar kapjen e një grupi kriminal vjedhësish automjetesh që vepronte në Tiranë dhe Kavajë. Ndalimi i gjshtë personave u arrit falë operacionit policor të koduar “Porosia e fundit” i realizuar me sukses me aplikimin e gjerë të metodave speciale të hetimit nga shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë.
Me akuzën e vjedhjes së automjeteve dhe të armëmbajtjes dhe municioneve pa leje janë ndaluar nga policia e Kavajës shtetasit, Xhavit Islam Beu, 22 vjeç, banues në Kavajë; Ervin Kadri Karruli, 19 vjeç banues në Kavajë, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; Elton Shyqyri Tafa, 29 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje automjeti; Shefqet Qazim Geca, 38 vjeç banues në Tiranë; si dhe 16-vjeçarët M.Gj, banues në Tiranë dhe A.B, banues në Kavajë.
Policia bën të ditur se ndalimi i gjashtë personave u realizua pas dokumentimit ligjor ku falë hetimit rezultoi se ata janë bashkëautorë të një sërë vjedhjesh të automjeteve në Tiranë e Kavajë.
Gjashtë të ndaluarit akuzohen për vjedhjet e mëposhtme: të automjetit me targë KJ 6993 A, benz 200, në pronësi të një shtetasi, automjet i vjedhur në 01.02.2011, në lagjen Nr.2 Kavajë; të automjetit me targë DR 3895 D, tip benz kamioçinë, i vjedhur në 05.02.2011; vjedhjen e mjetit tip Golf 3 me targë SK 1589 A, e ndodhur në 26.01 2011, tek Fusha e aviacionit Tiranë si dhe për vjedhjen e mjetit tip benz 190 me targë TR 3656 T, makinë e vjedhur në 24.01 2011, në Kodër Kamëz.
Uniformat blu pas kontrollit të banesave të të ndaluarve sekuestroi si provë materiale automjeti me targë KJ 6993 A, të gjitha pjeset e çmontuara të automjetit tip kamioçinë me targë DR 3895 D; një shkop gome, një kompiuter Lap-Top i markës “HP”, 7 telefona celularë, shumën prej 50 000 lekësh dhe vegla pune të vjedhura në automjetin tip kamioçinë, si gjenerator aparat fresibël etj.
Policia gjeti dy automatikë model 56 të kalibrit 7.62 mm, në banesat e Ervin Karulit dhe Elton Tafës si dhe një krehër pistolete model 54, së bashku me 15 fishekë të cilët u gjetën në banesën e Shefqet Gecës.
Tashmë po punohet intesivisht për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të realizuara nga ky grup kriminal, ndërkohë që ata akuzohen për konsumim të veprave penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe të armëmbajtjes dhe municioneve pa leje.
mit/NOA