Tiranë, 9 shkurt, NOA – Sapo ka përfunduar takimi i përbashkët mes ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen dhe kryeministrit Berisha.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet pranë Kryeministrisë, ndërkohë që Kantrimen tashmë ka rezervuar një takim edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Për të dalë më pas në një konferencë shtypi, rreth orës 19.00, ku do të komunikojë edhe përfundimet e diskutimeve që ai pati sot me përfaqësuesit e lartë të politikës shqiptare.
Sikundër, edhe qëndrimin e politikës amerikane ndaj zhvillimeve më të fundit në Shqipëri.
Kantrimen vazhdimisht gjatë ditëve të fundit është shprehur në lidhje me to, duke shprehur në të gjitha prononcimet e tij rreth Shqipërisë se nevojitet patjetër dialog politik mes palëve për të kaluar ngërçin e krijuar ... (vijon)
n.e/NOA