English

Parashikimi i motit për 10 Shkurt 2011

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Masat ajrore te qendrueshme do te mbeten prezent ne te gjithe rajonin dhe gadishullin e Ballkanit, diten e nesërme, per rrjedhoje edhe ne territorin shqiptar do te dominoje moti i kthjellet ne te gjithe vendin.

Shqipëria

Ne mesdite do te kemi kalime te vranesirave neper te gjithe territorin shqiptar. Qytetet qe do te kene vranesira do te jene Korca, Erseka, Bilishti si edhe qytetet veriore: Bajram Curri, Puka, Peshkopia por me diell do te jene zonat e ulta dhe bregdetare: Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja, Durresi,Vlora Saranda, Himara.

Gjate pjeses se dyte e dites zonat malore do te mbeten me kthjellime dhe vranesira te lehta ndersa zonat e ulta dhe ato bregdetare do te karakterizohen nga Moti i Kthjellet. Ne kushte te qendrueshme atmosferike do te mbetemi ne mbremje por edhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante si ne vlerat e mengjesit POR edhe ne ato te mesdites. Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Lindor duke bere qe dallgezimi ne det te mbetet i ulet.

Europa

Ne Europen Juglindore do te pozicionohen qendra me presion te larte atmosferik shoqeruar nga nje front i ngrohte i cili shtrihet nga Spanja dhe deri ne Perendim te gadishullit te ballkanit, dhe per pasoje te gjitha keto zona do te dominohen nga moti i kthjellet. Po ashtu me mot te qendrueshme do te jete Europa Lindore si edhe nje pjese e Qendres se kontinentit por problematike ne keto zona do te jene renia e ndjeshme e temperaturave. Ndersa ne Europen Perendimore dhe Veriore do te dominojne serish vranesirat dhe reshjet e shiut dhe te debores ku do te veconim Ishujt Britanike dhe vendet balltike te cilet do te marrin sasi te medha te reshjeve.

Ngjarje ekstreme në Europë

Britania alarmon per reshje shiu dhe debore te dendur;

Polonia do te rrezikohet nga reshje te dendura shiu dhe debore;

Vendet Nordike alarmojne per debore te dendur dhe ere te forte.

n.e/NOA

KOMENTE