English

Pasqyra e Shtypit, 9 Shkurt 2011

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare edhe ditën e sotme në fokus të tyre kanë sërish pasojat e demonstratës së 21 janarit dhe arrestimin e përfaqësuesit të Gardës së Republikës si i akuzuar për vrasjet e ndodhura atë ditë.

Një vëmendje tjetër në faqet e të përditshmeve shqiptare iu kushtohet edhe reagimeve të ndërkombëtarëve për situatën në vend.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “ Zyrtari i DASH, Kantriman: 21 janari jo nuk ishte puç”, ku theksi i vihet në ngjarjen e 21 janarit dhe në deklaratën e Kantriman, ku sipas tij demonstrata nuk ishte mund të etiketohet puç.

Përvijohen detajet e këtij reagimi ku thuhet se, “Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, Kantriman: “Tentativa për zgjedhje të parakohshme nuk është diskutuar”, kjo e përditshme ndalon në këtë pjesë të deklaratës së, tij duke veçuar si të rëndësishme, pjesën e deklaratës për zgjedhje të parakohshme.

Më tej nëpërmjet një tjetër titulli thuhet se, “Topalli sulmon Topin dhe publikon letrën e Presidentit”, ku i kushtohet vëmendja dëshmisë së Kryeparlamentares në komisionin hetimor të ngritur për ngjarjet e 21 janarit, dhe akuzat e saj ndaj Presidentit të vendit Bamir Topi.

E përditshmja “Panorama” vëmendjen kryesore e ka vënë te “Variantet e qeverisë: Skema e heqjes së taksës së makinave”, ku më tej vijon detajimi i planeve dhe masave të marra për uljen dhe ndryshimin e nivelit të taksës.

Një titull tjetër që merr rëndësi në faqen e parë të kësaj gazete është “Akuza për vrasje, Pranga Shefit të Shtabit të Gardës”, ku përvijohet me sqarimin e mëtejshëm të arrestimit të kryer ditën e djeshme ndaj këtij eksponenti, i dyshuar si autor i vrasjeve gjatë demonstratës së 21 janarit.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me titullin: “SHBA: Krahasimi me Tunizinë, qëllimisht për shkaktim të vrarësh”, ku veçohet deklarata e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan dhe këndvështrimit të tij, për demonstratën e 21 janarit.

Nën të njëjtën linjë kjo e përditshme ndalet në faktin se, “Kantriman: Ajo që ndodhi në 21 janar ishte e panevojshme dhe nuk duhet të kishte ndodhur”, ku detajohet gjithë reagimi i tij, ku theksohet padobishmëria e kësaj ngjarje.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Vrasjet e 21 janarit: Arrestohet Majori i Gardës, Agim LLupo”, ku në vijim të këtij titulli jepen detajet e arrestimit dhe mënyrën se si ndodhi ai.

Sipas kësaj të përditshme, thuhet se, “Hetuesit e prangosën Llupon pas një seance pyetje bashkë me gardistët, pas 7 orësh dëshmi”.

Kryesisht gjithë vëmendja e faqes së parë të kësaj gazete ishte përqendruar pikërisht tek kjo çështje, arrestimi i Majorit të Gardës.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” e ka menduar titullin kryesor në këtë formë: “21 janari/ Gardisti që vrau, qëlloi mbi turmën edhe në vitin 1997”, ku theksohet më tej se gardisti i arrestuar ditën e djeshme si përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, ka pasur gisht edhe në trazirat e vitit 1997.

Ndërkohë kjo e përditshme përvijon argumentin e saj me faktin se, “Bie në pranga gardisti nga Lushnja”, ku jepen gjithë detajet e të arrestuarit.

Madje nuk mbyllet këtu por në faqen e parë të saj, nuk mungojnë as editorialet për këtë rast.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 9 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE