English

Pesë orë pa lëvizur nën dëborë, mbijeton 66-vjeçari

Wisconsin, 9 Shkurt NOA - Ka qëndruar katër orë nën dëborë dhe ka arritur ti mbijetojë temperaturave të ulëta. E pabesueshmja me një fund të papritur, ka ndodhur në Wisconsin.

“Kam mbyllur sytë dhe kam pyetur veten nëse do të vdisja”, - deklaroi personi që u përfshi në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Siç ka pohuar vetë protagonisti i saj, për të kanë qenë orët më të gjata të jetës së tij. Joe Latta është 66 vjeç, jeton në Janesville, në qendër të qytetit, vendi i cili si pjesa më e madhe e SHBA-së është i mbuluar nga dëbora. Në orën 5 të mëngjesit, ai doli nga shtëpia e tij për të marrë gazetën dhe pikërisht në këtë moment rrëshqiti në dëborë duke mbetur i palëvizur për katër orë nën të, ku vetëm duart me dorashka ishin jashtë saj.

Kjo pjesë e trupit të tij, u vu re vetëm katër orë më vonë nga një kalimtar, por ajo çka ishte e pabesueshmja, është se personi në fjalë arriti të mbijetonte dhe kjo kur u transportua në spital dhe temperatura e trupit të tij u kthye drejt normalitetit.

r.b/NOA

KOMENTE