English

Policia zhvendos makinën e Gjokutaj, evitohet aksidenti

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA-(Update) Pak minuta më parë është zhvendosur makina e avokatit Genc Gjokutaj.

Makina e tij u zhvendos pak më parë, pasi mëngjesin e sotëm në të u gjet një sasi eksplozivi por që fatmirësisht nuk kishte shpërthyer.

Menjëherë sapo është sinjalizuar për rastin policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për heqjen e këtij eksplozivi dhe marrjen e masave për gjetjen e autorëve.

Pas tentativave të vazhdueshme për ta çmontuar dhe çaktivizuar në vend eksplozivin, nga ana e forcave xhenio dhe policisë u bë e mundur zhvendosja e automjetit me qëllim evitimin e ndonjë aksidenti të mundshëm.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se eksplozivit do i bëhet një shpërthim i detyruar.

Gjokutaj është i njohur si avokat i disa prej çështjeve me karakter politik, siç është çështja e biznesmenit Rahman Selmanllari, çështja e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, çështja e ish-kreut e aviacionin civil Gazmend Dibra, etj.

Rahman Selmanllari dhe Damir Fazlliç, njihen si biznesmen të lakuar nga opozita për lidhje të ngushta me familjarë të kryeministrit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” dhe sipas policisë së Tiranës, persona të panjohur i kanë vendosur një lëndë plasëse mjetit të avokatit Gjokutaj.

a.y/NOA

KOMENTE