English

Qeverisja e ardhshme në Kosovë, mes PDK dhe AKR

Prishtinë, 9 shkurt, NOA – Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Kosovë, duket se do të përbëhet vetëm nga dy parti kryesore: PDK dhe AAK.

Kjo pasi Partia Demokratike e Kosovës vetëm Aleancës Kosova e Re i ka dërguar ftesën për bashkëqeverisje dhe pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se nuk do të hyjë në bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Hashim Thaçi, i ka shtrirë kështu dorën asaj të drejtuar nga Bexhet Pacolli, ndërsa ky i fundit ka thënë se do të hyjë në koalicion, po qe se PDK-ja rezervon për të postin e presidentit. Nga ana e saj, LDK e ka kundërshtuar një koalicion me Thaçin dhe Pacollin.

n.e/NOA

KOMENTE