English

Zgjedhjet 2012, gjysma e amerikanëve nuk e duan Obamën President

E mërkurë, 9 shkurt 2011, NOA- Një sondazh i organizuar nga rrjeti televiziv CNN, flet për një ulje të ndjeshme të simpatizantëve ndaj Presidentit të SHBA-ve Barack Obama.

Sipas këtij sondazhi vetëm 26 % e votuesve janë të bindur se në vitin 2012, do të votojnë sërish për Obamën, ndërsa 35 % thonë se nuk do të votojnë për asnjë shkak për presidentin demokrat.

Ndërsa më tej sondazhi i CNN tregon se rreth 51 % e amerikanëve mendojnë se Presidenti Barak Obama nuk do të rizgjidhet në post në zgjedhjet e vitit 2012.

Ndrysa 46% e tyre dëshirojnë që Obama do të qëndrojë edhe për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së bardhë.

a.y/NOA

KOMENTE