Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme do të mbahen homazhet në nder të regjisorit të njohur shqiptar Hysen Hakani.
Regjisori Hakani u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës në moshën 79-vjeçare.
Ai njihet si regjisori i filmit të parë shqiptar, “Fëmijët e saj” (1957).
I nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh”, Hakani i ka dhuruar kinemasë shqiptare një sërë filmash, si “Debatik”, “Toka jonë”, “Njësiti gueril”, “Cirku në fshat”, “Një ndodhi në port”, “Lundrimi i parë”, “Plaku dhe hasmi” etj, si dhe një sërë filmash dokumentar.
Teatri Kombëtar do të zhvillojë homazhe ditën e sotme, në orën 10:00-12:00, ku familjarët, miqtë dhe kolegët e tij do t’i japin lamtumirën e fundit regjisorit të njohur të filmit shqiptar.
a.y/NOA