English

24 shkurt, konstituohet parlamenti i ri i Kosovës

Prishtinë, 10 shkurt, NOA – Pas dy javësh, përkatësisht në datën 24 shkurt, do të zhvillohet seanca konstituive e parlamentit të ri të Kosovës.

Një afat të tillë e ka përcaktuar sot ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas një takimi që zhvilloi me partitë parlamentare.

“E rëndësishme është që Kosova do t'i ketë institucionet e veta që kanë dalë nga këto zgjedhje dhe besoj se secili post do të jetë adekuat për njerëzit që e meritojnë të jenë në krye të institucioneve dhe ta udhëheqin vendin”, tha Krasniqi lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE