Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalimeve në seancën e sotme të parlamentit, Miniastri i Transporteve Sokol Olldashi ju drejtua socialistëve me fjalët, se ju qani me lot krokodili.
“Ju jeni vrasës, keni kërkuar publikisht vrasjen e 13 mijë njerëzve të pafajshëm në emër të karrikes së kryetarit tuaj. Kjo është fatkeqësi e madhe për vendin që ka nevojë për opozitë”, u shpreh ai.
Mw tej Olldashi shtoi se, “Pse u fshehët dhe nuk i dolët përpara dhunës, ju që vini këtu dhe bëni si të fortë dhe si trima”.
Por para fillimit të fjalës së Olldashit, Gramoz Ruçi kërkoi prezencën e Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha duke thënë se, “Nuk mund të mungonte Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duhet të vijnë të përgjigjen para shqiptarëve për gjithë akuzat”.
a.y/NOA