English

Ankand rekord për Pikason

Londër, 10 Shkurt NOA - Një pikturën e Pablo Picasso, që paraqet Marie-Therese Walter, dashurinë rinore të artistit, është shitur në ankand në Londër për një shifër rekord prej 25 milionë eurosh. “La lekture”, një pikturë e 1932, është blerë me anë të telefonit, nga një person anonim. Marie-Therese, një e pasionuar pas artistit dhe modele për disa piktura të ndryshme, është paraqitur teksa fle mbi një divan. Ishte vetëm 17 vjeç kur është takuar me Picasso, me të cilin më vonë pati dhe një fëmijë, Maya.

Kjo vepër është pikturuar në të ashtuquajturën “annus mirabilis”, nga artisti spanjoll në 1932 dhe është vlerësuar me çmimin 12 milionë sterlina.

r.b/NOA

KOMENTE