English

Arrestohen 3 hajdutët, rekord vjedhjesh gjatë 2010-ës

Gjirokastër, 10 shkurt 2011, NOA- Policia e Gjirokastrës si pasojë e operacionit të koduar “Perimetri i gjerë”, ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë vitit 2010.

Janë ndaluar 3 persona si autorë të këtyre vjedhjeve dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor i tyre.

Të ndaluar janë Zhuljan Prençi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, Ergest Shele, 22 vjeç, lindur dhe banues në Këlcyrë- Përmet, Lekësi Ceka, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh si vjedhje banese ku gjatë natës kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K.B, ku kanë vjedhur një protofol me një sasi të konsiderueshme lekësh si dhe sende të tjera.

Ndërsa në fshatin Bulo të rrethit Gjirokastër, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit D.Z, në kasollen pranë banesës një viç.

Po në fshatin Bulo të rrethit Gjirokastër , këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin , i kanë vjedhur përsëri shtetasit D.Z, në kasollen pranë banesës edhe një viç tjetër.

Në të njëjtin fshat këta shtetas, kanë vjedhur përsëri me thyerje gjatë orëve të mbrëmjes banesën e shtetasit D.Z, ku i kanë marrë një armë gjahu çifte dhe kasetofonin e makinës.

Të tre këta shtetas , gjatë vjedhjes së dy viçave dhe banesës së shtetasit D.Z, kanë bashkëpunuar me djalin e shtetasit të dëmtuar D.Z, konkretisht me shtetasin Përparim Zenaj, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë.

Mësohet se djali ka bashkëpunuar me hajdutët për të vjedhur viçat dhe banesën e babait.

Në lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të mbrëmjes kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J, ku kanë marrë një armë gjahu , dy motosharra dhe një shumë të konsiderueshme lekësh.

Materialet lidhur me të rinjtë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të ”Vjedhjes kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE