English

Avril Lavigne, tani një rrokiste sensuale

Itali, 10 Shkurt NOA - Nga video “What The Hell”, në të cilën Avril Lavigne shfaqet me të brendshme, mund të kuptohej se për këngëtaren bëhej fjalë për një ndryshim seksual të fortë. Mund të themi se konfirmimi ka ardhur tek një shërbim fotografik i “Vanity Fair” në edicionin italian të saj. Paraqitja e saj punk rock tashmë është pjesë e së kaluarës. Ish-lolita tashmë është rritur dhe vë në pah të gjithë feminilitetin e saj: “Jam sensuale sepse më pëlqen të jem”.

Pas dy vitesh punime, më 8 mars do të publikohet “Goodbye Lullaby”, albumi i katrat në studio i kant-autores. Avril do të jetë gjithashtu një ndër të ftuarët ndërkombëtar në festivalin e Sanremos, ku në skenë do të paraqesë këngën “What The Hell”.

r.b/OA

KOMENTE