English

Berisha, mesazh ngushëllimi familjes së Gëzim Laros

Tiranë, 10 shkurt, NOA – Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së artistit të merituar, Gëzim Laro, ku shprehu keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

“Sot është një ditë trishtimi për ju që humbët njeriun tuaj të dashur, por edhe për komunitetin e artistëve dhe artin shqiptar në tërësi, i cila humbi një personalitet me kontribut të madh dhe trashëgimi të vyer si violonçelist dhe koncert-maestër në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit”, u shpreh ai.

Duke shtuar se Gëzim Laro ka debutuar me sukses në skenat botërore dhe i ka bërë të njohur botës talentin artistik shqiptar.

“Dekada me radhë, Gëzim Laro, me pasion ia dedikoi jetën formimit të brezave të talenteve të reja artistike, në Akademinë e Arteve. Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Zotit Laro dhe komunitetit artistik të vendit”, përfundon mesazhi i kryeministrit Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE