English

Dashuri e re për Eva Longorian

Kalifornia, 10 Shkurt NOA - Vetëm shtëpiake e dëshpëruar nuk mund ti themi. Pasi është zyrtarizuar divorci me Tony Parker janarin e kaluar, tashmë Eva Longoria ka hequr dorë nga fshehja kundrejt fotografëve dhe ka dalë hapur. Përkrah saj ishte Eduardo Cruz, vëllai i aktores së famshme Penelope dhe këngëtar spanjoll. Një i fejuar i ri me dhjetë vite diferencë më pak, i bukur dhe kjo një zgjedhje për Evën për të rinisur gjithçka.

Zgjodhën Super Bowl për të habitur të gjithë. Ashtu si Green Bay Packers, Eva Longoria dhe Eduardo Cruz i kanë lënë të gjithë me gojë të hapur. Dhe faktikisht zërat rreth një miqësie të mundshme mes tyre kohët e fundit kishin alarmuar të gjithë fansat e Evës. Kështu, bukuroshja nuk hezitoi aspak të konfirmonte këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE